“Brexit”, pasojat dhe e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Qeveria angleze dorëzoi formalisht kërkesën pranë Këshillit Europian për të nisur procedurat e divorcit me BE-në rreth 10 muaj pas mbajtjes së referendumit në Mbretërinë e Bashkuar.

Çfarë ndodh tani?

Bazuar në nenin 50 të Traktatit të Bashkimit Europian, 2 vitet e ardhshme parashikohet që të jetë nje periudhë e veshtirë në aspektin procedural dhe atë substancial të marrëveshjes.

Lidhur me aspektin procedural, Këshilli i Europës do të përcaktojë udhëzimet në të cilin do të diskutohet largimi dhe më pas, bazuar në rekomandimin e Komisionit, Këshilli duhet të vendosë me shumicë të cilësuar (72% nga 27 shtete anëtare që përbëjnë të paktën 65% të popullsisë së Bashkimit Europian).

Nga ana tjetër, është e paqartë përmbajtja e marrëveshjes së largimit, nësë paralelisht me negociatat e largimit, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian do të negociojnë edhe marreveshjen për tregtinë e lirë apo do të pritet përfundimi i marrëveshjes së largimit dhe më pas palët të negociojnë mbi mundësitë e bashkëpunimit. Fillimi i negociatave për largimin duket sikur do të konsolidojë pozicionin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në “stand by” (pritje) të orës europiane.

14 vjet pas Samitit të Selanikut (2003), në të cilin u deklarua për të ardhmen Europiane të Balkanit Perëndimor bazuar në të ashtëquajturat Kriteret e Kopenhagen (1993), vetëm Kroacia arriti që të anëtarësohet në Bashkimin Europian duke përmbshur detyrimet.

Anëtarësimi i Kroacisë ishte një një sinjal jo vetëm për Bashkimin Europian që shprehte deshirën dhe gatishmërine për tu zgjeruar por edhe për vendet e tjera të Balkanit Perëndimor.

E ardhmja europiane nuk eshtë nje retorikë politike por nje realitet që duhet të kërkohet përtej polarizimit të brendshëm politik ose problemeve kushtetuese.

Aktualisht, pavarësisht ndihmës së Bashkimi Europian nëpërmjet instrumentave financiare ne kuader të politikës së zgjerimit, vendet e Balkanit Perëndimor kanë problem me nivelin e demokracisë.

Sipas raportit të Freedom House “Vende në Tranzicion 2016”, demokracia në këto vende ështët në të njëjtin nivel si në vitin 2004. Asnjë nga vendet e Balkanit Perëndimor nuk klasifikohet si shtet demokratik, por ose si demokraci hibride ose demkraci me të meta (flawed democracy).

Një shpjegim lidhur me arsyet se pse keto vende nuk kanë përparuar drejt europianizimit lidhet edhe me paqartësinë e strategjisë së zgjerimit të Bashkimi Europian. Përqasja “stabilizim” dhe më pas “asociim” ka qene e sukseshme deri diku. Nëpërmjet instrumentave të ndryshëm Bashkimi Europian arriti që të vendosë stabilitietin në rajon. Ndërsa asociimi gjithmonë e më tepër po kthehet në një koncept abstrakt.

Zgjatja gjithmonë e më tepër e zgjerimit drejt Balkanit Perëndimor do të përkeqësojë situatën duke mundësuar ardhjen në pushtet të liderëve autoritar.

Nga dita në ditë, sondazhet e ndryshme shfaqin një ulje të nivelit të përkrahjes qytetare në favor të integrimit europian.

Dhe kjo pakënaqësi, do të reflektohet në një të ardhme të afërt në qeveri populiste që “fanarin” e orientimit nuk do të kenë BE, por vendet e tjera autoritare.

 

 

One thought on ““Brexit”, pasojat dhe e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Add yours

Leave a comment

Website Built with WordPress.com.

Up ↑